Video Perne

perne s1

Linja e prodhimit ka një sipërfaqe prej 2000 m² dhe prodhohet me teknologjinë më moderne dhe të avancuar, e cila përmban një kapacitet prodhues prej 20.000 HL/VIT, me teknologji digjitale, sistem automatik të kontrollit dhe softuer të dizajnuar (Braumatik) nga kompanitë gjermane me karakteristika parametrike dhe të veçanta për prodhimin e birrës.

perne s2

Qe nga fillimi synimi ynë ka qenë orjentimi drejt krijimit të një kulture të fortë dhe të qëndrueshme organizative. Në vazhdimësi jemi munduar të krijojm një ambient miqësore të bërit biznes dhe kjo na ka mundësuar pozicionim stabil dhe të vazhdueshëm në tregun vendor por edhe atë në rajon.

perne s3

Qëllimi ynë është: prodhimi i birrës sa me cilësore, duke e mbajtur dhe ruajtur cilesinë në vazhdimësi. Prandaj që birra Prishtina të jetë sa me cilësore ne hulumtuam në vendet europiane shumë prodhimtari të medha të birrës siç janë: Gjermania,Italia dhe Sllovenia ku sollëm mjeshtër të specializuar për birrë të cilët kishin pervojë të gjatë dhe profesionale në këtë industri dhe të cilët kontribuan dhe vazhdojnë të kontribojnë në cilesinë e birrës Prishtina e cila tashmë krahasohet me cilesinë e birrave europiane.

perne s4

Duke zgjedhur përbërësit me të mirë për prodhimin e birres, duke krijuar ekip të pasionuar për mbikqyrjën e çdo hapi të procesit të prodhimit të birrës, dhe po ashtu duke mbajtur kontroll të lartë të cilesisë ne si kompani jemi në gjendje të garantojmë shije të shkëlqyeshme për konsumatorin në cdo kohë.

Misioni ynë është të vazhdojm të prodhojme birrë të kualitet te lartë dhe të ju qendrojmë gjithmonë pranë klienteles tonë duke ju ofruar shije unike dhe të freskët.